Bota

Linja ajrore e Emirateve kryen fluturimin e parë të pasagjerëve drejt Izraelit

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael, Mohamed Al-Khaja, ishte në bord së bashku me gazetarët nga mediat izraelite

Ekip  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 24.06.2022
Linja ajrore e Emirateve kryen fluturimin e parë të pasagjerëve drejt Izraelit

Ankara

Linja ajrore më e madhe e Emirateve të Bashkuara Arabe, Emirates, kreu sot fluturimin e saj të parë të pasagjerëve drejt Izraelit, duke shënuar fillimin e një linje ditore fluturimi midis Dubait dhe Tel Avivit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fluturimi EK931 mbante në bord 355 pasagjerë dhe u prit me përshëndetjen tradicionale me spërkatje uji pas mbërritjes në aeroportin Ben Gurion.

Sipas uebfaqes izraelite 24, ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael, Mohamed Al-Khaja, ishte në bord së bashku me gazetarët nga mediat izraelite.

“Uroj që kjo linjë e re ajrore të hapë një rrugë të re mundësish për njerëzit tanë dhe të forcojë lidhjet midis dy vendeve”, shkroi Al-Khaja në Twitter.

Në shtator 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Që atëherë, të dy vendet kanë realizuar vizita zyrtare nga zyrtarë të lartë dhe kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme, duke përfshirë investimet, shërbimet bankare dhe turizmin.

Tre shtete të tjera arabe – Bahreini, Maroku dhe Sudani – iu bashkuan Emirateve të Bashkuara Arabe në marrëveshjen e përfolur që u bë e njohur si Marrëveshja e Abrahamit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın