Bota

Lideri iranian Khamenei: Izraeli nuk është shtet, por bazë terroriste

Duke folur në televizion drejtpërdrejt me rastin e Ditës së Kudsit në Iran, Khamenei kritikoi sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe normalizimin e marrëdhënieve nga disa vende arabe me Izraelin

Muhammet Kurşun  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Lideri iranian Khamenei: Izraeli nuk është shtet, por bazë terroriste

Teheran

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei kritikoi shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve, duke thënë se "Izraeli nuk është shtet, është bazë terroriste", transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në televizion drejtpërdrejt me rastin e Ditës së Kudsit në Iran, Khamenei kritikoi sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe normalizimin e marrëdhënieve nga disa vende arabe me Izraelin.

Duke përshkruar SHBA-në, Britaninë dhe Izraelin si "armiq të Palestinës", Khamenei deklaroi se këtyre fuqive nuk duhet t'u besohet për të zgjidhur problemin.

"Cionistët e kthyen Palestinën nga dita e parë në një bazë terroriste. Izraeli nuk është shtet, është një bazë terroriste. Kjo është arsyeja pse është detyra e të gjithëve ta luftojnë atë," tha Khamenei.

Udhëheqësi iranian u bëri thirrje klerikëve të krishterë dhe muslimanë që ta shpallin "haram" normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.