Bota

"Libia nuk është e gatshme për zgjedhje"

Përfaqësuesi i përhershëm i Nigerit në OKB, Abdou Abarry tha se në Libi nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të besueshme dhe demokratike

Betül Yürük   | 02.12.2021
"Libia nuk është e gatshme për zgjedhje"

New York

 Përfaqësuesi i përhershëm i Nigerit në OKB, Abdou Abarry tha se në Libi nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të besueshme dhe demokratike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nigeri mori presidencën e radhës për muajin dhjetor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Abarry në një konferencë për media në qendrën e përgjithshme të OKB-së tha se "Nuk janë siguruar ende kushtet për zgjedhje të lira, të besueshme dhe demokratike të cilat do të përbëjnë një hallkë të rëndësishme në zinxhirin për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Libi".

"Luftëtarët e huaj ende janë në Libi dhe kriza vazhdon. Situata (në vend) nuk është e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje", theksoi Abarry.

Në Forumin e Dialogut Politik që u mbajt nën kryesimin e OKB-së në nëntor 2020 u vendos që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Libi të mbahen më 24 dhjetor 2021.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın