Hamdi Yıldız
06 Korrik 2020•Përditësim: 07 Korrik 2020
Një Komision nga Parlameni i Libisë zhvilloi një mbledhje me organizatën ndërkombëtare Amnesty International për dokumentimin e krimeve të kryera nga milicët e Haftarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Parlamenti i Libisë në Tripoli thuhet se Komisioni i të drejtave dhe lirive të njeriut të Parlamentit nëpërmjet internetit ka zhvilluar një mbledhje me Diana el-Tahawy, shefen e Anmesty International për Zyrën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Në deklaratë thuhet se po punohet për të përcaktuar dhe dokumentuar në mënyrë të detajuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e kryera nga Haftari. Me paraqitjen e dokumenteve ndaj komunitetit ndërkombëtar synohet që drejtësia ndërkombëtare të kalojë në veprim dhe të pengohet që fajtorët të shpëtojnë nga ato që kanë bërë.
Më tej theksohet se janë zhvilluar konsultime me organizatat ndërkombëtare për mekanizmat e nevojshëm për dokumentimin e krimeve.
Komisioni i të drejtave të njeriut të OKB-së në muajin qershor mori vendimin për formimin e një komisioni për të hetuar të vërtetat në Libi që nga viti 2016 e deri më tani.
Pas çlirimit të qytetit Tarhuna nga ushtria e Libisë, i cili përdorej nga milicët e Haftarit si qendër operacionale dhe furnizimi në operacionin e sulmeve që zgjatën 14 muaj kundër kryeqytetit Tripoli, autoritetet libiane njoftuan se kanë gjetur 11 varreza masive në qytet dhe zonat përreth tij.
Në një deklaratë më 22 qershor nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) thuhej Prokurorisë së GJNP-së i kanë mbërritur informacione të besueshme lidhur me 11 varrezat masive në qytetin Tarhuna dhe zonat përreth tij.
Forcat e bashkangjitura dhe forcat që mbështesin puçistin ushtarak në lindje të Libisë, Khalifa Haftar që nga 4 prilli 2019 filluan sulmet për të marrë nën kontroll duke rrethuar Tripolin. Ndërsa më pas më 4 qershor 2020 forcat milice të Haftarit dhe ushtarët mercenarë u detyruan të tërhiqen nga rajonet ku ndodheshin.