Bota

Libi, vazhdojnë përleshjet pavarësisht armëpushimit

Qeveria e Unitetit Kombëtar të dielën njoftoi se forcat e Haftarit nuk i përmbahen armëpushimit

Gülşen Topçu   | 13.08.2019
Libi, vazhdojnë përleshjet pavarësisht armëpushimit

Tripoli

Pavarësisht armëpushimit të dakorduar më herët, në jug të Tripolit, në Libi kanë ndodhur përleshje mes Qeverisë së Unitetit Kombëtar dhe forcave besnike të Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, me thirrje të Kombeve të Bashkuara (OKB), u dakordua armëpushim me rastin e Kurban Bajramit, por krahas kësaj të shtënat kanë shpërthyer në zonat Ayn Zara, Hallet Avn, rrugës drejt aeroportit dhe pjesët jugore të Tripolit.

Qeveria e Unitetit Kombëtar të dielën njoftoi se forcat e Haftarit nuk i përmbahen armëpushimit.

Komandanti ushtarak libian, Khalifa Haftar, më 4 prill urdhëroi forcat besnike të tij që të nisen për në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, që është nën kontroll të Qeverisë libiane të konsensusit kombëtar të cilën e mbështetin edhe OKB, në çka me operacione u përgjigjën njësitet e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın