Bota

Libi, forcat e GNA-së bombardojnë një autokolonë ushtarake në Tripoli

Autokolona përbëhej nga dy automjete të blinduara që i përkisnin Emirateve të Bashkuara Arabe

Gözde Bayar   | 09.04.2020
Libi, forcat e GNA-së bombardojnë një autokolonë ushtarake në Tripoli

Ankara

Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë të njohura nga OKB bombarduan një autokolonë ushtarake, që ishte e lidhur me komandantin renegat Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat ajrore të GNA-së shënjestruan autokolonën, e cila përbëhej nga dy automjete të blinduara që i përkisnin Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), pasi monitoruan lëvizjet e tyre në rrugën midis qyteteve Tarhuna dhe Bani Walid në jug të Tripolit, njoftoi përmes rrjeteve sociale operacioni i udhëhequr nga GNA, Burkan Al-Ghadab (Vullkani i tërbuar).

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, njëra në Libinë lindore e drejtuar nga gjenerali Haftar, e cila gëzon mbështetjen e Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me seli në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe të OKB-së.

GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.

Përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim janë shkelur nga pala e Haftarit i cili nuk përfill procesin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.