Bota

Lavrov: SHBA do të japë përgjigje me shkrim javën e ardhshme për garancitë e sigurisë

Biseda me Blinken ishte e "dobishme" dhe e "qartë", deklaroi Lavrov, i cili shtoi se SHBA-ja do të japë përgjigje me shkrim javën e ardhshme për garancitë e sigurisë

Dmitri Chirciu   | 21.01.2022
Lavrov: SHBA do të japë përgjigje me shkrim javën e ardhshme për garancitë e sigurisë Foto: MPJ e Rusisë/AA

Gjenevë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, theksoi se SHBA-ja do të japë përgjigje me shkrim javën e ardhshme për garancitë e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lavrov mbajti një konferencë për media pas takimit në Gjenevë të Zvicrës me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Biseda me Blinken ishte e "dobishme" dhe e "qartë", deklaroi Lavrov, i cili shtoi se SHBA-ja do të japë përgjigje me shkrim javën e ardhshme për garancitë e sigurisë.

"Blinken më përcolli vazhdimisht se është i kënaqur nga takimi dhe se do të ndihmojë në dhënien e një përgjigjeje me shkrim javën e ardhshme për garancitë e sigurisë", tha Lavrov, duke shtuar se me Blinkenin mund të bisedojnë sërish pasi nga SHBA të vijë përgjigje për propozimet e tyre.

Pasi informoi se në takim diskutuan situatën në Ukrainë, Lavrov theksoi:

"Kolegët tanë amerikanë u përpoqën të nxjerrin sërish në plan të parë çështjen kufitare mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të kushtëzojnë gjithçka këtu me nevojën për uljen e të ashtëquajturës tensionit në fjalë. Kjo është bërë si magji. Por bisedën tonë e përfunduam për dhënien e përgjigjeve me shkrim ndaj propozimeve tona javën e ardhshme".

"Nuk kemi qëllim të sulmojmë Ukrainën"

Në përgjigje të pyetjes nëse do të sulmojë apo jo Rusia Ukrainën, Lavrov tha se "pretendoni që kemi për qëllim të sulmojmë Ukrainën. E kemi shprehur dhjetëra herë që kjo nuk është kështu".

Kryediplomati rus Lavrov vuri në dukje se asnjëherë nuk kanë kërcënuar zyrtarisht popullin e Ukrainës.

"Edhe pse histeria aktuale e kolegëve tanë perëndimorë nuk është të provokojnë përdorimin e forcës nga Ukraina në Donbas, ajo është të paktën në drejtim që të fshehin vijën e regjimit aktual të Kievit për të sabotuar Marrëveshjet e Minskut", vlerësoi Lavrov.

Ministri Lavrov i bëri thirrje SHBA-së që të ndikojë Ukrainën për të zbatuar Marrëveshjet e Minskut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın