Bota

Lavrov: OKB-ja të sigurojë koordinim për të ndihmuar Afganistanin

Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov tha se krijimi i një sistemi arsimor dhe shëndetësor në Afganistan dhe krijimi i një infrastrukture efektive sociale dhe ekonomike kërkon kosto të madhe financiare

Ali Cura   | 27.10.2021
Lavrov: OKB-ja të sigurojë koordinim për të ndihmuar Afganistanin

Moskë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov u bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që "të mos lejojnë prani ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s në territoret e tyre", transmeton Anadolu Agency (AA).

Lavrov dërgoi një video-mesazh në "Takimin e vendeve fqinje me Afganistanin" i cili u mbajt në kryeqytetin e Iranit, Teheran, me pjesëmarrjen e Rusisë, Kinës, Iranit, Pakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Duke bërë të ditur se terroristët nën maskën e refugjatit po përpiqen të hyjnë nga Afganistani në vendet fqinje, Lavrov tha se krijimi i kushteve normale të jetesës në Afganistan do të jetë parakusht për rikthimin gradual të afganëve në vendin e tyre.

Ai rikujtoi se SHBA dhe NATO kanë planifikuar të vendosin forcat e tyre në vendet fqinje pas largimit nga Afganistani. "Edhe njëherë u bëj thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që të pengojnë praninë ushtarake të forcave të SHBA-së dhe NATO-s në territoret e tyre", theksoi Lavrov.

- "Ka ardhur koha e mobilizimit për të ndihmuar afganët"

Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov tha se krijimi i një sistemi arsimor dhe shëndetësor në Afganistan dhe krijimi i një infrastrukture efektive sociale dhe ekonomike kërkon kosto të madhe financiare.

"Në këtë aspekt dëshiroj të theksoj se përgjegjësinë e vërtetë duhet ta mbartin ata që e kanë sjellë këtë vend në këtë situatë. Me sa duket ka ardhur koha për fillimin e punimeve të mobilizimit për të mbledhur ndihmë financiare, ekonomike dhe humanitare për afganët", tha ai.

Lavrov tha se shpreson që zakonet perëndimore "të konferencave për të mbajtur konferenca" kanë mbetur pas dhe se OKB-ja duhet të sigurojë koordinim për të kryer punë konkrete lidhur me çështjen e ndihmës për Afganistanin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın