Bota

Lavrov diskuton për çështjen e Jemenit me homologun saudit

Në bisedë fokusi u vendos mbi sigurimin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në vend, zbatimin e masave emergjente për ndihmat humanitare dhe mbështetjen e iniciativave të OKB-së lidhur me fillimin e procesit të zgjidhjes gjithëpërfshirëse

Dmitri Chirciu   | 16.09.2020
Lavrov diskuton për çështjen e Jemenit me homologun saudit

Moskë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka diskutuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, për çështjen e Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë thuhet se Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Bin Farhan.

Në bisedën ku u diskutua situata sociale-ekonomike, ushtarake dhe ajo politike, fokusi u vendos mbi sigurimin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në vend, zbatimin e masave emergjente për ndihmat humanitare dhe mbështetjen e iniciativave të Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me fillimin e procesit të zgjidhjes gjithëpërfshirëse pas konfliktit.

Lavrov në bisedë theksoi se paqja dhe stabiliteti i pritur në Jemen mund të sigurohet duke marrë në konsideratë interesat dhe shqetësimet e të gjitha forcave, grupeve fetare dhe të vendeve në rajon, si dhe me bashkimin e përpjekjeve të aktorëve të jashtëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın