Bota

"Kushner këshilla princit saudit për të kapërcyer krizën në rastin Khashoggi"

“New York Times”, ka publikuar në lajm i cili vërteton marrëdhëniet e ngushta mes princit saudit, Mohammad bin Salman, me Jared Kushner, dhëndrin dhe kryekëshilltarin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Betül Yürük  | 09.12.2018 - Përdıtësım : 10.12.2018
"Kushner këshilla princit saudit për të kapërcyer krizën në rastin Khashoggi"

New York

NEW YORK (AA) - Gazeta “New York Times”, ka shkruar se është dhënë informacioni se pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, dhëndri dhe kryekëshilltari i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Jared Kushner, më 10 tetor ka biseduar në telefon vetëm një herë me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, ku në këtë bisedë ka marrë pjesë edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu thuhet se Kushner dhe bin Salman kanë vazhduar bisedat jozyrtare, ku më pas Kushner i ka dhënë këshilla princit saudit se si të kapërcejë krizën dhe të shmangë veprimet e tjera të turpshme.

“New York Times”, ka publikuar në lajm i cili vërteton marrëdhëniet e ngushta mes princit saudit, Mohammad bin Salman, me Jared Kushner.

Sipas lajmit të cilën gazeta e bazon mbi dokumentet që ka gjetur dhe mbi informacionet e zyrtarëve të nivelit të larë, theksohet se Kushner që në muajt e parë të ardhjes së Trumpit në detyrë ka zhvilluar bisedime private dhe jozyrtare me princin saudit, Mohammad bin Salman.

Kjo situatë sipas disa zyrtarëve të lartë amerikanë ka krijuar shqetësimin se mospërvoja politike e Kushnerit mund të manipulohet nga sauditët.

Pavarësisht kufizimeve se në Shtëpinë e Bardhë të gjitha bisedimet me liderët e huaj duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kushner dhe Selman kanë vazhduar bisedimet dhe shkëmbimin e mesazheve, ku bëhet e ditur se në bisedat e tyre ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me emër.

Po ashtu theksohet se Kushner dhe Selman kanë vazhduar këto bisedime edhe pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Kushner është bërë mbrojtësi më i madh në Shtëpinë e Bardhë për princin Selman, pavarësisht se vrasja e Khashoggit ka shkaktuar reagime në të gjithë botën dhe se po ashtu edhe Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) ka arritur në rezultatin se urdhrin për vrasjen e Khashoggit e ka dhënë princi Selman. Ndërsa mbështetja që Kushner ka dhënë për princin saudit Selman në periudhën e përjetimit të krizës, ka ndihmuar që Trump të përqafojë Arabinë Saudite si një prej aleatëve më të rëndësishëm ndërkombëtar.

Por kjo lidhje me Kushner dhe princit Selman nuk është formuar vetë. Sipas dokumenteve, e-maileve dhe mesazheve që “New York Times” ka shqyrtuar, mësohet se Selman me këshilltarët e tij me qëllim për të fituar mbështetjen e SHBA-ve, prej më shumë se dy vitesh ato po përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet me Kushner.

Menjëherë pas zgjedhjes të Trumpit si president një delegacion i afërt me Selman vizitoi SHBA-në dhe në kthim ato i paraqitën princit saudit Bin Selman se Kushner ishte pika më e rëndësishme në qeverinë e re.

Arabia Saudite, edhe në periudhën para se Trump të merrte detyrën e tij u përpoq që qeverinë Trump ta poziciononte si një aleat të rëndësishëm. Krahas propozimit për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes Izrael-Palestinë, sauditët propozuan një marrëveshje për blerjen e armëve amerikane dhe për kryerjen e investimeve në infrastrukturën amerikane.

Ndër të tjera bëhet e ditur se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë punuar që qeveria Trump të mbështesë princin Selman i cili "premton të ardhme". Madje theksohet se Kushner gjithashtu ka organizuar edhe një drekë zyrtare me princit Salman dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.