Bota

Kuds, shënohet 2 vjetori i tentimit për grusht shteti në Turqi

Në mbarë Turqinë dhe në shumë vende të botës sot me tubime dhe manifestime të ndryshme shënohet 2 vjetori i tentimit për grusht shteti nga organizata terroriste FETO

Ali Murat Alhas  | 15.07.2018 - Përdıtësım : 16.07.2018
Kuds, shënohet 2 vjetori i tentimit për grusht shteti në Turqi

Kuds

KUDS (AA) – Me një program përkujtimor sot në Kuds u shënua 2 vjetori i tentimit për grusht shteti të orkestruar nga organizata terrorist FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishmëve iu drejtua ushtruesi i përkohshëm i çështjeve diplomatike në Kudsin Lindor, Erman Topcu i cili tha se pengimi i grusht shtetit ushtarak në këtë ditë të vitit 2016 ishte kthesa më e madhe në historinë e Turqisë.

"Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan tha qartë se 15 korriku u ka dhënë një leksion të gjithë puçistëve se nuk ka forcë më superiore në botë nga sovraniteti kombëtar", ka thënë Topcu.

Ai po ashtu tha se populli turk duke iu kundërvënë me guxim puçistëve tregoi se nuk do të lejojë kurrfarë sulmesh ndaj rendit kushtetues.

"Kujtojmë dhe nderojmë të gjithë dëshmorët të cilët me guxim flijuan jetët për demokraci dhe liri kombëtare", ka thënë Topcu.

Në mbarë Turqinë dhe në shumë vende të botës sot me tubime dhe manifestime të ndryshme shënohet 2 vjetori i tentimit për grusht shteti të orkestruar nga organizata terroriste FETO, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe 2.200 të tjerë u plagosën.

Në Turqi kjo ditë shënohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın