Bota

Kuba kërkon ndihmë nga Kanadaja lidhur me Venezuelën

Kryediplomati i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla thotë se masat shtrënguese amerikane dëmtojmë popullin e Venezuelës

Beyza Binnur Dönmez   | 29.08.2019
Kuba kërkon ndihmë nga Kanadaja lidhur me Venezuelën

Ankara

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla ka kërkuar ndihmë nga homologia e tij kanadeze për të tërhequr sanksionet amerikane ndaj Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Unë thashë se forcimi i masave shtrënguese kundër Venezuelës dëmton popullin e saj dhe janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe procesin e dialogut", tha Parrilla pas takimin me ministren e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland.

Parrilla gjithashtu përsëriti solidaritetin "e fuqishëm dhe të pandryshueshëm" të Kubës me Karakasin dhe presidentin Nicolas Maduro, duke i ftuar të gjitha palët në dialog "respektues" në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ai hodhi poshtë përdorimin e forcës apo kërcënimeve në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke insistuar për barazi sovrane dhe mos-ndërhyrje.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Kubës, Parrilla në këtë mënyrë i ka propozuar Kanadasë "të kontribuojë" në eliminimin e sanksioneve.

Washingtoni është fokusuar në masat ekonomike dhe diplomatike kundër Maduros, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj tij, zyrtarëve të tij më të lartë dhe disa departamenteve qeveritare pasi dëshiron të rrisë presionin që Maduro të tërhiqet nga posti.

Pas vendosjes së sanksioneve gjithëpërfshirëse ndaj kompanisë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv në fillim të këtij muaji për ngrirjen e të gjitha pasurive në SHBA që i përkasin Qeverisë së Venezuelës, që ishte një përshkallëzim i ndjeshëm i tensioneve me Karakasin.

Që nga fillimi i këtij viti, Venezuela është goditur nga trazirat politike pasi Maduro dhe lideri opozitar Juan Guaido janë përfshirë në një betejë për qeverisje për shkak të një krize të rëndë ekonomike në vendin e Amerikës Latine.

Kuba është njëra nga disa shtetet e Amerikës Latine, bashkë me Bolivinë dhe Meksikën, që kanë mbështetur Maduron si udhëheqës legjitim të vendit.

Rreth 5.000 persona braktisin Venezuelën çdo ditë për shkak të "jostabilitetit dhe paqartësisë" për shkak të krizës politike dhe ekonomike. Sipas të dhënave të Agjencisë për Refugjatë të OKB-së, Venezuelën që nga viti 2015 e kanë braktisur 3 milionë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın