Bota

Kryeparlamentari i Turqisë, Şentop takohet me emirin e Katarit Al Thani në Doha

Şentop në kuadër të vizitës së tij njëditore pritet të mbajë një fjalim me temën "Drejt një Bote të Re: Miqësi, Aleanca, Bashkëpunime" në vizitën e tij në Institutin e Dohas si dhe takime me zyrtarë të Katarit

Serdar Bıtmez, Zeynep Hilal Karyağdı Duran   | 19.01.2022
Kryeparlamentari i Turqisë, Şentop takohet me emirin e Katarit Al Thani në Doha foto: Orhan Karslı/AA

Doha

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani priti në një takim kryeparlamentarin e Turqisë, Mustafa Şentop, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Divani e Emirit, thuhet se në kuadër të kontakteve të tij zyrtare në Doha të Katarit, kryeparlamentari i Turqisë, Şentop u takua me Emirin Al Thani.

Gjatë takimit u diskutua për miqësinë dhe bashkëpunimin mes Katarit dhe Turqisë si dhe marrëdhëniet në fusha të ndryshme.

Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit Shura të Katarit, Hassan bin Abdullah al-Ghanim, kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Katar, deputeti i AK Partisë i Bitlisit, Vahit Kiler, kryetari i Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Turqi-Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), deputeti i AK Partisë i Bitlisit, Osman Ören dhe ambasadori i Turqisë në Doha, Mustafa Göksu.

Şentop në kuadër të vizitës së tij njëditore pritet të mbajë një fjalim me temën "Drejt një Bote të Re: Miqësi, Aleanca, Bashkëpunime" në vizitën e tij në Institutin e Dohas si dhe takime me zyrtarë të Katarit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın