Bota

Kryeministrja suedeze: Suedia do të punojë ngushtë me Türkiye-n për ekstradimin e kriminelëve

Andersson tha se Suedia do të tregojë se si sillet me terrorizmin në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Atila Altuntaş  | 29.06.2022 - Përdıtësım : 30.06.2022
Kryeministrja suedeze: Suedia do të punojë ngushtë me Türkiye-n për ekstradimin e kriminelëve

Stockholm

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka deklaruar se vendi i saj dhe Türkiye do të punojnë ngushtë për ekstradimin e kriminelëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për transmetuesin shtetëror finlandez ‘YLE’, Andersson tha se Suedia do të tregojë se si sillet me terrorizmin në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Duke i përshkruar bisedimet me Türkiye-n si "konstruktive", Andersson tha se ata kanë folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

"Nëse tre palë janë ulur në një dhomë dhe duan të bien dakord, atëherë ju mund të ecni përpara me të", tha ajo.

Dje, Türkiye, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për anëtarësim në NATO pas bisedimeve katërpalëshe në Madrid.

Memorandumi kushtëzon Finlandën dhe Suedinë të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Türkiye-s mbi terrorizmin dhe heqjen e embargos së armëve ndaj Ankarasë.

Në këmbim, Türkiye lejon që vendet nordike të anëtarësohen në NATO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.