Bota

Kryeministri rus: Moska nuk mund të izolohet

Ai pranoi se sanksionet perëndimore provokuan një rënie në ekonominë ruse, megjithatë sipas tij, asnjë nga sektorët në vend nuk u është afruar treguesve kritikë

Elena Teslova   | 04.07.2022
Kryeministri rus: Moska nuk mund të izolohet Foto: AA/Arkiv

Moskë

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka deklaruar se Rusia nuk mund të izolohet dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me pjesën tjetr të botës, ku ka shumë miq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ekspozitën industriale ‘Innoprom-2022’ në Yekaterinburg, kryeministri Mishustin theksoi se numri i pjesëmarrësve këtë vit ka tejkaluar shifrën e vitit të kaluar.

Ai pranoi se sanksionet perëndimore provokuan një rënie në ekonominë ruse, megjithatë sipas tij, asnjë nga sektorët në vend nuk u është afruar treguesve kritikë.

Përkundrazi, shtoi ai, ka një përshpejtim të ritmeve të rritjes në elektronikë, farmaceutikë dhe në shumë industri të tjera.

Ndërkohë, tha Mishustin, sanksionet ndryshuan prioritetet e Rusisë dhe detyra kryesore në agjendë është ndërtimi i sovranitetit teknologjik në një kohë të shkurtër.

“Pengesat dhe ndalesat e sanksioneve kanë ndryshuar rrënjësisht rendin ekzistues. Asnjë vend në botë nuk mund të garantojë më kurrë furnizimin e produkteve të rëndësishme nga jashtë. Kjo do të thotë se ne duhet të ndërtojmë sovranitetin teknologjik në një kohë të shkurtër”, theksoi ai.

Përveç teknologjive, kryeministri rus përmendi si prioritet zhvillimin e avionëve dhe ndërtimin e anijeve.

‘Innoprom’ është një ekspozitë ndërkombëtare industriale në shkallë të gjerë që mbahet çdo vit në Yekaterinburg të Rusisë.

Sipas organizatorëve, qëllimi i ekspozitës është të prezantojë teknologji të avancuara të zhvilluara në Rusi, të lehtësojë përhapjen e praktikave më të mira të inovacionit dhe të zhvillojë lidhje biznesi midis ndërmarrjeve industriale dhe zhvilluesve të teknologjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın