Bota

Kryeministri pakistanez Khan: Seriali në lidhje me Salahuddin Ejjubin do të ndriçojë rininë

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se seriali i bashkëprodhimit turko-pakistanez, i cili do të fokusohet në jetën e Salahuddinit do të ndriçojë rininë

Muhammet Nazım Taşcı   | 21.10.2021
Kryeministri pakistanez Khan: Seriali në lidhje me Salahuddin Ejjubin do të ndriçojë rininë

Islamabad

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se seriali i bashkëprodhimit turko-pakistanez, i cili do të fokusohet në jetën e Salahuddinit do të ndriçojë rininë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Radio Pakistan, pronari i Akli Film, prodhuesi turk Emre Konuk dhe drejtori pakistanez i Ansari Shah Film, Dr. Kashif Ansari u pritën nga kryeministri Khan në kryeqytetin Islamabad.

Khan, duke iu referuar nevojës për të përdorur teknika moderne për të rritur ndërgjegjësimin për historinë e Islamit tek të rinjtë, tha se serialet dhe filmat duhet të tregojnë tregime historike.

Duke kujtuar se Salahaddin Ejubi dha ​​një amnisti të përgjithshme për të gjithë pasi çliroi Kudsin, Khan shtoi se seriali i cili do të tregojë për jetën e Salahuddinit, do të ndriçojë rininë.

Gjatë takimit, kryeministrit pakistanez u informua për serialin e bashkëprodhimit Turqi-Pakistan, i cili do të tregojë për jetën e Salahudin Ejjubit.

Më 24 gusht në Stamboll u nënshkrua marrëveshja midis Akli Film dhe Ansari Shah Film për projektin në fjalë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın