Bota

Kryeministri libian të hënën vizitë në Turqi

Zëdhënësi i qeverisë libiane tha se vizita do të përqendrohet në kthimin e partnerëve në sektorë si energjia dhe shëndetësia si dhe kthimin e ndërmarrjeve turke për të rifilluar aktivitetet që u ndaluan për shkak të krizës në vend

Mücahit Aydemir   | 11.04.2021
Kryeministri libian të hënën vizitë në Turqi

Ankara

Kreu i qeverisë së Unitetit Kombëtar Libian do të vizitojë Turqinë të hënën për bisedime, tha zëdhënësi i qeverisë për Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Mohammed Hammude njoftoi se delegacioni i nivelit të lartë i udhëhequr nga kryeministri Abdul Hamid Dbeibah do të përfshijë 5 zëvendëskryeministra dhe 14 ministra si dhe kreun e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Mohammed Al-Haddad, së bashku me zyrtarë të tjerë.

Hammude tha se vizita do të përqendrohet në kthimin e partnerëve të ndryshëm në sektorin e shërbimeve, të tilla si energjia dhe shëndetësia si dhe kthimin e ndërmarrjeve turke për të rifilluar aktivitetet që u ndaluan për shkak të krizës në vend.

Paralelisht me këtë, një deklaratë nga Këshilli Presidencial Libian tha se Dbeibah dhe delegacioni do të zhvillojnë bisedime për të diskutuar marrëveshjet midis Libisë dhe Turqisë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme.

Si rezultat i një votimi nga anëtarët e Forumit të Dialogut Politik Libian, i cili u takua në Zvicër më 5 shkurt nën udhëheqjen e OKB-së, Mohamed al-Menfi u zgjodh president i Këshillit Presidencial ndërsa Abdul Hamid Dbeibah kryeministër, derisa të mbahen zgjedhjet të cilat janë planifikuar për më 24 dhjetor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın