Bota

Kryeministri libian diskuton "marrëdhëniet bilaterale" me Princin e Kurorës së EBA-së

Dbeibeh dhe delegacioni i tij në takimin me Princin e Kurorës së EBA-së, Al Nahyan në pallatin Hosn diskutuan mbi "forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve"

İdiris Okuduci   | 08.04.2021
Kryeministri libian diskuton "marrëdhëniet bilaterale" me Princin e Kurorës së EBA-së

Stamboll

Në turneun e Gjirit, kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul hamid Dbeibeh u takua me Princin e Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Abu Dhabi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri libian Dbeibeh pas takimeve të para në Kuvajt si pjesë e turneut të Gjirit udhëtoi në EBA.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, Dbeibeh dhe delegacioni i tij në takimin me Princin e Kurorës së EBA-së, Al Nahyan në pallatin Hosn diskutuan mbi "forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve".

Gjatë takimit, Al Nahyan deklaroi se ishte i nderuar që u takua me Dbeibeh dhe se Libia do t'i tejkalojë vështirësitë me të cilat është duke u përballur.

Duke deklaruar se qëndrojnë pranë popullit libian në këtë proces kritik, Al Nahyan dëshiron që udhërrëfimi në Libi të çonte në unitet dhe stabilitet.

Al Nahyan tha se populli libian po kërkon unitetin kombëtar dhe një proces të qëndrueshëm pas viteve të konfliktit.

Ai tha se vendi i tij dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me EBA-në. Dbeibeh tha se partneritetet mund të vendosen në shumë fusha, përfshirë sigurinë, investimet dhe ekonominë.

Aktivitetet e EBA-së në Libi

EBA-ja dëshironte të bënte një grusht shteti kundër qeverisë në Libi në prill të vitit 2019.

Grushti i shtetit i gjeneralit Khalifa Haftar në Libi, i cili mori mbështetjen ushtarake dhe financiare të administratës së Abu Dhabi, nuk mund ta arrinte qëllimin e tij edhe pse bëri lëvizje serioze ushtarake për të pushtuar kryeqytetin Tripoli.

Pavarësisht mposhtjes së Haftarit me mbështetjen e Turqisë, për ushtrinë libiane, milicët janë ende të lidhur me gjeneralët e grushtit të shtetit që vazhdojnë të tregojnë praninë e tyre si një faktor serioz i paqëndrueshmërisë në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın