Bota

Kryeministri japonez Kishida premton të "punojë për një botë pa armë bërthamore"

Duke përshkruar aleatin e vendit të tij, SHBA-në, si "fuqia më e madhe bërthamore në botë", Kishida premtoi të "punojë për një botë pa armë bërthamore", bazuar në marrëdhënien e besimit midis SHBA-së dhe Japonisë

Ahmet Furkan Mercan   | 15.10.2021
Kryeministri japonez Kishida premton të "punojë për një botë pa armë bërthamore"

Tokio

Kryeministri japonez Fumio Kishida, bazuar në marrëdhëniet e besueshme të vendit të tij me SHBA-në, premtoi se do të punojë për "një botë pa armë bërthamore", transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Kishida në televizonin kombëtar TV Asahi theksoi rëndësinë e "mbrojtjes së idealeve" të shteteve që nuk posedojnë armë bërthamore.

Përballë idealeve të këtyre vendeve për "një botë pa armë bërthamore", Kishida theksoi se asgjë nuk do të ndryshojë nëse vendet me fuqi bërthamore nuk do të veprojnë në këtë drejtim.

Duke përshkruar aleatin e vendit të tij, SHBA-në, si "fuqia më e madhe bërthamore në botë", Kishida premtoi të "punojë për një botë pa armë bërthamore", bazuar në marrëdhënien e besimit midis SHBA-së dhe Japonisë.

Duke përmendur kuadrin e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW), të parashikuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), Kishida shtoi se Japonia duhet të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın