Bota

Kryeministri izraelit konfirmon takimin me mbretin e Jordanisë

Duke u shprehur se ai u takua me mbretin jordanez, Abdullah II dhe presidentin egjiptian, Al-Sisi, Bennett tha se të dy udhëheqësit janë të kënaqur me marrëdhëniet e Izraelit me EBA-në dhe Bahreinin

Mustafa Deveci  | 27.09.2021 - Përdıtësım : 27.09.2021
Kryeministri izraelit konfirmon takimin me mbretin e Jordanisë

Kuds

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, konfirmoi lajmin se është takuar me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në New York, ku ai shkoi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Bennett, u takua me ministrin e Jashtëm të Bahreinit, Abdullatif bin Rashid ez-Zayani dhe ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) përgjegjës për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Khalifa Shaheen al-Marar.

Duke deklaruar se vendi i tij synon të forcojë marrëdhëniet me EBA-në dhe Bahreinin në çdo fushë, Bennett shprehu shpresën e tij se vendet e tjera në rajon gjithashtu do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Duke u shprehur se ai u takua me mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, Bennett tha se të dy udhëheqësit janë të kënaqur me marrëdhëniet e Izraelit me EBA-në dhe Bahreinin.

Ai premtoi "vazhdimësi" në marrëdhënie. Bennett theksoi se duan të zgjerojnë marrëdhëniet "sa më shumë që të jetë e mundur" me EBA-në dhe Bahreinin.

Shtypi izraelit shkroi se në korrik, kryeministri Bennet shkoi në kryeqytetin e Jordanisë, Aman dhe u takua fshehurazi me mbretin Abdullah II.

As Bennett dhe as zyra e shtypit e Kryeministrisë së Izraelit nuk kishin bërë më parë një deklaratë në lidhje me lajmin.

Bennett gjithashtu u takua me Sisin në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, më 13 shtator.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın