Bota

Kryeministri italian u zotua për rindërtimin e urës e re në Xhenova

Një ceremoni emocionale u mbajt sot në Xhenova duke shënuar përvjetorin e shembjes tragjike të urës në vitin 2018

Ekip   | 14.08.2019
Kryeministri italian u zotua për rindërtimin e urës e re në Xhenova

Romë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është zotuar se ura e re për qytetin portual italian të Xhenovës do të jetë gati deri në prill, duke zëvendësuar urën Morandi që u shemb një vit më parë, duke shkaktuar vdekjen e 43 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një ceremoni emocionale u mbajt sot në Xhenova duke shënuar përvjetorin e shembjes tragjike të urës në vitin 2018.

Conte tha se punimet e rindërtimit për infrastrukturën e re po ecin përpara "shtatë ditë nga shtatë ... dhe, sipas parashikimeve, ura e re do të jetë gati deri në prill të vitit 2020".

Një vit më vonë, shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende, por prokurorët janë duke hetuar mirëmbajtjen e dobët dhe të metat e mundshme të projektimit tës strukturës 51-vjeçare.

Arkitekti Renzo Piano ka projektuar urën e re, e cila i ngjan harkut të një anijeje në homazh me traditat e detit të Xhenovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın