Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Kryeministri i Japonisë kërkon falje në emër të deputetit i cili shkeli orën policore

Suga në lidhje me shkeljen e orës policore nga një zyrtar i LDP-së tha se "Kërkoj falje pasi që ne kërkuam nga qytetarët të mos të dalin jashtë"

Ahmet Furkan Mercan   | 27.01.2021
Kryeministri i Japonisë kërkon falje në emër të deputetit i cili shkeli orën policore

Tokio

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga kërkoi falje në emër të deputetit të partisë në pushtet i cili shkeli orën policore e vendosur në 11 provinca kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Suga në mbledhjen e Këshilltarëve (Sangiin) në seancën e buxhetit përmendi shkeljen e orës policore të Nënkryetarit të Komisionit të Çështjeve Parlamentare, të Partisë Liberale Demokratike (LDP), Matsumoto Jun i cili u kap duke ecur në orët e vonshme në rajonin Ginza gjatë orës poliore.

Suga në lidhje me shkeljen e orës policore nga një zyrtar i LDP-së tha se "Kërkoj falje pasi që ne kërkuam nga qytetarët të mos të dalin jashtë". Ai gjithashtu tha se do t'i marrin masat e duhura në lidhje me rastin në fjalë.

Sipas revistës kombëtare javore "Shukan Shincho", Matsumoto më 18 janar rreth orës 21:00 pasi që u largua nga një restorant ai shkoi në një bar ku qëndroi aty deri në ora 23:20.

Poashtu sipas revistës javore "Shukan Bunshun" edhe Zv/Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Komeito në koalicion me LDP, Toyama Kiyohiko më 22 janar në orët e vonshme kishte shkuar në një bar në rajonin Ginza të Japonisë.

Ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Matsumoto dhe Toyama kanë pranuar se kanë shkuar në baret në fjalë në orët e vona.

Kryeministri Suga edhe më herët kishte kërkuar falje pas kritikave të opozitës pasi që kah mesi i dhjetorit 2020 kishte marrë pjesë në 2 darka ku nuk respektoheshin rregullat e mos grumbullimit të njerëzve.

Në Japoni përveç kryeqytetit Tokio në 11 provinca tjera praktikohet gjendje e jashtëzakonshme dhe lejohet të dilet nga shtëpia vetëm për nevoja urgjente dhe njerëzit mos të dalin nga shtëpia pas orës 20:00 ndërsa restorantet pas orës 19:00 nuk lejohet që të shesin alkool dhe duhet të mbyllen në orën 20:00.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın