Bota, Koronavirusi

Kryeministri i Australisë përjashton kthimin e masave të mbylljes për shkak llojit të ri të COVID-19

Scott Morrison, megjithatë, pauzoi planet për rihapjen e kufijve për disa shtetas të huaj

Ekip   | 30.11.2021
Kryeministri i Australisë përjashton kthimin e masave të mbylljes për shkak llojit të ri të COVID-19

Ankara

Kryeministri australian tha se qeveria e tij nuk do të kthejë masat epidemiologjike të mbylljes pas konfirmimit të variantit Omicron të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne nuk do të kthehemi në izolime. Askush prej nesh nuk e dëshiron këtë. Askush prej nesh nuk dëshiron t'u kthehet atyre karantinave të gjata dhe të gjitha atyre çështjeve", tha Scott Morrison në një konferencë shtypi në kryeqytetin Canberra.

Qeveria, megjithatë, nuk dha pëlqim për planet e saj për rihapjen e kufijve të vendit për studentët ndërkombëtarë dhe punëtorët e kualifikuar për 15 ditë, duke filluar nga 1 dhjetori.

Ai tha se ndalesa e përkohshme do të sigurojë që Australia të kuptojë më mirë variantin Omicron, duke përfshirë "efikasitetin e vaksinave, gamën e sëmundjes dhe nivelin e transmetimit".

Varianti me mutacion të lartë u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji, duke bërë që disa vende të ndalojnë udhëtimet nga vendet e Afrikës jugore.

Australia, e cila deri më tani ka zbuluar pesë raste me Omicron, tani ka zgjatur kufizimet për të cilat ishte vendosur që të lehtësohen.

Vendi gjithashtu ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj që kanë qenë në Afrikën e Jugut, Namibi, Zimbabve, Botsvana, Lesoto, Eswatini, Malavi dhe Mozambik në 14 ditët e fundit.

Qytetarët australianë dhe banorët rezidentë, ndërkohë, do të duhet të kalojnë në karantinë të menjëhershme për dy javë.

Deri vonë, Australia kishte disa nga politikat më të rrepta kufitare në botë. Ajo mbylli kufirin e saj ndërkombëtar për shtetasit e huaj në mars 2020, duke zbatuar masat e bllokimit, të cilat u hoqën kohët e fundit pasi shtetet arritën objektivat e vaksinimit.

Australia deri më tani ka raportuar 210.238 raste të COVID-19 dhe 2.006 vdekje të lidhura që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 92,4 për qind e njerëzve të moshës 16 vjeç e më lart kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 87 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın