Bota

Kryeministri britanik: Po të ishte Putini grua, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën

Duke përmendur gjininë e Putinit si një faktor kontribues në konflikt, Johnson tha se, "Po të ishte Putini grua, gjë që ai padyshim nuk është, ai nuk do të përfshihej në një luftë pushtuese të çmendur, maço dhe dhunuese"

Zuhal Demirci  | 29.06.2022 - Përdıtësım : 30.06.2022
Kryeministri britanik: Po të ishte Putini grua, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën

Londër

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka pretenduar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën po të ishte grua, duke argumentuar se lufta ishte një "shembull i përsosur i maskulinitetit toksik", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ZDF, Johnson e përshkroi pushtimin e Putinit në Ukrainë si "të çmendur dhe maço".

Duke përmendur gjininë e Putinit si një faktor kontribues në konflikt, Johnson tha se, "Po të ishte Putini grua, gjë që ai padyshim nuk është, ai nuk do të përfshihej në një luftë pushtuese të çmendur, maço dhe dhunuese".

Duke theksuar se më shumë gra duhet të jenë në pozitat e pushtetit, Johnson tha se, "Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai bëri në Ukrainë".

Johnson shtoi gjithashtu se megjithëse udhëheqësit e G7-tës po punojnë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın