Bota

Kryeministri belg: Vendosëm për rigjallërimin e marrëdhënieve me Turqinë

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel: Takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte "i hapur dhe i sinqertë". Vendosëm rigjallërimin e marrëdhënieve tona relativisht të ngadalësuara me Turqinë

Yusuf Hatip  | 25.09.2018 - Përdıtësım : 25.09.2018
Kryeministri belg: Vendosëm për rigjallërimin e marrëdhënieve me Turqinë

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte “i hapur dhe i sinqertë”, duke shtuar se “Vendosëm rigjallërimin e marrëdhënieve tona relativisht të ngadalësuara me Turqinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Intervista e kryeministrit belg, Michel, u publikua në gazetën "Le Soir" të Belgjikës, me titullin “Takimi i gjatë mes Erdoğan dhe Michelit në New York”.

Në lajm është theksuar se të dy liderët në kuadër të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë zhvilluar një takim të gjatë, ku u theksua se kanë rënë dakord për rigjallërimin e marrëdhënieve Ankara-Bruksel.

Michel duke e vlerësuar takimin me Erdoğan si “të hapur dhe të sinqertë”, tha se “Shkëmbyem mendime për çështje të ndryshme. Diskutuam për rolin gjeopolitik të Turqisë në Siri, luftën kundër terrorizmit, emigrimin, marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-të dhe Rusinë”.

Duke vënë në dukje se janë në konsensus për vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, Michel tha se: “Vendosëm rigjallërimin e marrëdhënieve tona relativisht të ngadalësuara me Turqinë. Planifikojmë që njësitë tona të sigurisë të zhvillojnë takime në një të ardhme të afërt. Përveç kësaj do t’i rifillojmë takimet mes ministrave të drejtësisë, të punëve të jashtme dhe të punëve të brendshme të të dy shteteve, të cilët i kemi ngrirë që nga tentativa e pasuksesshme për grusht shteti në Turqi”.

Kryeministri Michel u shpreh se me presidentin Erdoğan kanë zhvilluar një takim gjithëpërfshirës për të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.