Bota

Kryediplomatja spanjolle: Turqia nuk është vetëm partner i yni, por edhe aleat

"Turqia jo vetëm që është partner, ajo është edhe aleate e NATO-s, jo vetëm një mik. Në NATO ju nuk keni miq, keni aleat, që është shumë më tepër se një mik", tha shefja e diplomacisë spanjolle për AA

Büşra Nur Bilgiç Çakmak, Mehmet Öztürk  | 27.07.2020 - Përdıtësım : 28.07.2020
Kryediplomatja spanjolle: Turqia nuk është vetëm partner i yni, por edhe aleat Foto: Güven Yılmaz/AA

Ankara

Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme, Arancha Gonzales Laya, ka deklaruar se Turqia nuk është vetëm partner i vendit të saj, por edhe aleat i NATO-s.

"Turqia jo vetëm që është partner, ajo është edhe aleate e NATO-s, jo vetëm një mik. Në NATO ju nuk keni miq, keni aleat, që është shumë më tepër se një mik", tha shefja e diplomacisë spanjolle në një intervistë për Anadolu Agency (AA). 

"Është dikush me të cilin ndani diçka aq të rëndësishme sa siguria juaj. Kjo është ajo që Spanja ndan me Turqinë. Ajo ndan një bateri rakete që kemi këtu në këtë vend që kjo ndihmon në mbrojtjen e këtij vendi kundër vendeve të treta", shtoi Laya.

Laya po ashtu tha se ekziston një shqetësim nga ana e Bashkimit Evropian (BE) për disa lëvizje që Turqia ka ndërmarrë në Libi, në Mesdheun Lindor dhe mbi çështjen e migracionit. 

"Jam e sigurt se Turqia po ashtu ka ndjeshmëri në lidhje me hapat që hedh Evropa, kështu që nuk është një lojë akuzash. Është një lojë e të kuptuarit se cila është perspektiva e palës tjetër. Ka të bëjë me të kuptuarit, kur dëgjoni palën tjetër që të keni mundësi të gjeni një rrugë përpara", tha Laya. 

Turqia është vendi i parë jashtë BE-së që kryediplomatja spanjolle ka vizituar pas krizës së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). 

Duke folur rreth krizës me COVID-19, Laya tha se, "Pati një premtim nga ministri i jashtëm (turk), Çavuşoğlu. Gajtë pandemisë ne jemi dëgjuar shumë shpesh në telefon. Kemi qenë në dialog për furnizimet, për riatdhesimin e shtetasve, si dhe për disa çështje që ndodhin në rajon, qoftë në Mesdheun Lindor, në Libi apo në Siri, kështu që unë kisha premtuar se do të vija ta vizitojë atë në Ankara". 

Laya tha se me homologun e tij turk diskutuan çështje bilaterale, çështje shëndetësore rreth krizës COVID-19, si dhe marrëdhëniet BE-Turqi.

"Është e rëndësishme sepse për ca kohë tani, pati një përshkallëzim të tensioneve dhe kur ka tensione është mirë të ulesh, të bisedosh, të dialogosh, të kuptosh dhe nëse është e mundur të përpiqesh të kanalizosh në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet që ndonjëherë ekzistojnë midis vendeve", tha Laya. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.