Bota

Kryediplomati ukrainas: NATO duhet të përqëndrohet në rajonin e Detit të Zi

Prystaiko shtoi se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk u ftuan t’i bashkohen NATO-s, gjë që çoi që Rusia të sulmojë së pari Gjeorgjinë dhe më pas Ukrainën

Gözde Bayar   | 04.12.2019
Kryediplomati ukrainas: NATO duhet të përqëndrohet në rajonin e Detit të Zi

Londër

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Vadym Prystaiko, ka deklaruar se NATO duhet të përqendrohet në rajonin e Detit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Londër, kryediplomati ukrainas theksoi se rajoni i Detit të Zi është i sigurt falë pranisë së NATO-s dhe Turqisë.

“Çelësi i fqinjëve tanë në Turqi është rajoni i Detit të Zi”, theksoi Prystaiko.

Sipas tij, përderisa NATO është e përqëndruar në Evropën veriore dhe vendet baltike, Ukraina mbron kufirin lindor të NATO-s.

Prystaiko shtoi se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk u ftuan t’i bashkohen NATO-s, gjë që çoi që Rusia të sulmojë së pari Gjeorgjinë dhe më pas Ukrainën.

NATO-ja dhe Moska mbeten në mosmarrëveshje për disa çështje, duke përfshirë separistët përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë, aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë, si dhe për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet perëndimore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın