Bota

Kryediplomati turk dhe ai koreano-jugor diskutojnë lidhjet dypalëshe

Çavuşoğlu tha se në takim kanë diskutuar për hapat që do të ndërmerren në "fushat e tilla si investimet, balancimi i tregtisë, industria e mbrojtjes dhe lehtësimi i udhëtimeve"

Burak Bir   | 22.10.2021
Kryediplomati turk dhe ai koreano-jugor diskutojnë lidhjet dypalëshe ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka takuar në Seul homologun e tij nga Koreja e Jugut, Chung Eui-yong, me të cilin ka diskutuar lidhjet dypalëshe, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe investimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një seri postimesh në Twitter, Çavuşoğlu tha se në takim kanë diskutuar për hapat që do të ndërmerren në "fushat e tilla si investimet, balancimi i tregtisë, industria e mbrojtjes dhe lehtësimi i udhëtimeve".

Ata po ashtu vlerësuan çështjet rajonale dhe iniciativës "Azia e Re" të Turqisë, që synon krijimin e lidhjeve më të fuqishme me vendet e Azisë.

Çavuşoğlu tha se po ashtu është formuar një "Grup Teknik i Punës" për të thelluar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke e quajtur Korenë e Jugut një "partner të rëndësishëm" në fushën e industrisë së mbrojtjes, Çavuşoğlu njoftoi se ministri i Koresë së Jugut për administrimin e programit të përvetësimit të mbrojtjes, Kang Eun-ho, nënshkroi një dokument "duke aprovuar shitjen e paketës së energjisë Altay Tank".

"Një hap i rëndësishëm për suksesin e projektit", tha Çavuşoğlu, duke iu referuar nënshkrimit të dokumentit.

Altay, programi i parë kryesor i zhvillimit të tankeve të betejës në Turqi, përfshin sisteme elektronike të komandimit dhe kontrollit, një armë 120 milimetërshe dhe parzmore, të gjitha të prodhuara nga kompanitë turke.

Prototipi për programin Altay u zbulua në vitin 2011 në një shfaqje të fushës së mbrojtjes në Stamboll.

Kryediplomati turk po ashtu takoi me drejtuesit e kompanive Daelim dhe SK, të cilat janë partnerë në konzorciumin që ndërton projektin e urës dhe autostradës 'Çanakkala 1915' në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.