Kryediplomati sirian: Sharaa do të zhvillojë vizitë në Shtëpinë e Bardhë, e para nga një president i Sirisë
I dërguari i posaçëm amerikan Tom Barrack, i cili gjithashtu shërben si ambasador i SHBA-së në Turqi, tha se vizita do të zhvillohet në javën e dytë të muajit.
Stamboll
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa do të realizojë vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në histori nga një president i vendit, për të hapur një “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes Damaskut dhe Washingtonit, deklaroi ministri i Jashtëm Assad al-Shaibani, transmeton Anadolu.
“Presidenti Ahmad al-Sharaa do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të nëntorit”, tha Shaibani gjatë një fjalimi në Bahrein.
“Sigurisht, kjo është një vizitë historike. Është vizita e parë e një presidenti sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet”, shtoi Shaibani.
I dërguari i posaçëm amerikan Tom Barrack, i cili gjithashtu shërben si ambasador i SHBA-së në Turqi, tha për Axios se vizita do të zhvillohet në javën e dytë të muajit, më 10 nëntor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
