Politikë, Bota

Kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar intervistohet nga Këshilli Atlantik

"Ne po largohemi nga klubi politik, nuk po largohemi nga Evropa. Mendoj se gjeografikisht, kjo është bukur e rregulluar", tha Raab

Ekip  | 18.09.2020 - Përdıtësım : 18.09.2020
Kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar intervistohet nga Këshilli Atlantik

Londër

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, është intervistuar nga Këshilli Atlantik ku ai u mor në pyetje në lidhje me Brexit-in, projektligjin e diskutueshëm të Tregut të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, negociatat tregtare midis SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për ndihmën e jashtme britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raab qëndron për vizitë në SHBA duke u marrë me pasojat mbi projektligjin e qeverisë së tij të Tregut të Brendshëm që dëmton ndërkombëtarët dhe rrezikon Marrëveshjen e së Premtes së Mirë që solli paqen në Irlandën e Veriut. SHBA është garantuese e marrëveshjes.

Ngjarja e djeshme me Këshillin Atlantik titullohej "Hartimi i një shtegu për Britani Globale: Një bisedë me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab".

Duke folur për çështjen e Brexit-it, Raab tha se ata duan të largohen nga Bashkimi Evropian (BE), por se duan të jenë fqinj dhe miq më të mirë.

"Ne po largohemi nga klubi politik, nuk po largohemi nga Evropa. Mendoj se gjeografikisht, kjo është bukur e rregulluar", tha Raab.

Ai tha se Britania e Madhe ishte e përkushtuar me gjithçka në Marrëveshjen e Tërheqjes me BE-në dhe shtoi se integriteti i tregut të vetëm të BE-së dhe tregu i brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar duhej të mbroheshin.

"Ajo që nuk mund të kemi është se BE-ja po përpiqet të kryejë presion mbi këtë, atë që ata mendoj se e perceptojnë si një pikë të cenueshmërisë me Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të ngrejë një kufi rregullator poshtë Detit Irlandez. Pra, ne kemi marrë një fuqi rezervë, është një fuqi mbrojtëse, është proporcionale, por vetëm parandaluese. Shpresoj se nuk kemi nevojë për të", theksoi Raab.

Sipas tij, ata kanë qenë mjaft të qartë dhe kanë dhënë angazhim absolut të pakushtëzuar, siç tha ai, "pa kufij me kontrolle, pa asnjë infrastrukturë shtesë që të ngrihet në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës".

"Ju nuk e keni dëgjuar atë nga BE-ja. Unë thjesht inkurajoj në mënyrë të butë miqtë tanë këtu për t'ia parashtruar pyetjet e njëjta BE-së, sepse unë besoj se ne mund të lehtësojmë të gjithë atë pasiguri sa hap e mbyll sytë nëse BE-ja bën të njëjtin angazhim të njëanshëm që bëri Mbretëria e Bashkuara", tha Raab.

Ai theksoi se ekonomitë e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin "shumë komplimentuese", por shtoi se, "Ne jemi shumë të qartë nga ana jonë, ne në asnjë mënyrë nuk do të reduktojmë standardet tona të rregulluara".

Intervistuesi i tij përmendi se sekretari amerikan i shtetit është optimist lidhur me perspektivat e një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas sekretarit të Jashtëm britanik, "ata po bëjnë një përparim të madh".

"Ndoshta ata mund ta bëjnë këtë në kohë për zgjedhjet, ndoshta mund të ketë një zgjatje, por të shohim, të punojmë për atë", shtoi Raab.

Ai theksoi se derisa kanë rëndësi BE-ja, SHBA-të dhe Kina, po ashtu për Mbretërinë e Bashkuar kanë rëndësi edhe vendet e tjera, përfshirë Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Izraelin dhe Kanadanë.

Raab tha se Britania është e përkushtuar që të jetë një "fuqi e mirë" në botë dhe se buxheti i ndihmës i Mbretërisë së Bashkuar është i madh.

Vitin e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar merr presidencën e G7-tës midis pasojave të vazhdueshme nga pandemia globale e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe po ashtu do të jetë nikoqire e një samiti mbi krizën e klimës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.