Bota

Kryediplomati algjerian i cilëson si "falimentim i kujtesës" deklaratat e Macron-it ndaj vendit të tij

"Ky falimentim i kujtesës shtyn në kriza marrëdhëniet e Francës me disa vende", u shpreh Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Ramtane Lamamra

06.10.2021 - Përdıtësım : 07.10.2021
Kryediplomati algjerian i cilëson si "falimentim i kujtesës" deklaratat e Macron-it ndaj vendit të tij

Algjer

Ministri i Punëve të Jashtme i Algjerisë, Ramtane Lamamra, duke i cilësuar si "falimentim të kujtesës" deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron ndaj vendit të tij, tha se vendet perëndimore duhet të heqin dorë nga paraqitja e periudhës koloniale si një "projekt qytetërimi", transmeton Anadolu Agency (AA).

Lamamra, gjatë një vizite të pa pritur mbrëmë në Mali bëri vlerësime në televizionin shtetëror të Algjerisë lidhur me deklaratën e Macron ku ai shtroi pyetjen se "a kishte një komb algjerian para kolonizimit francez?", mbi pretendimin se "Historia e Algjerisë është ngritur mbi armiqësinë ndaj Francës".

Duke i cilësuar këto deklarata të Macron-it si një "falimentim", ministri Lamamra, tha se "ky falimentim i kujtesës shtyn në kriza marrëdhëniet e Francës me disa vende. Kjo mund të eliminohet vetëm me respekt të pakushtëzuar për pavarësinë dhe sovranitetin. Miqtë tanë në perëndim duhet të largohen nga e shkuara dhe mentaliteti kolonial, duhet të heqin dorë nga zbukurimi ideologjik për të paraqitur si një projekt qytetërimi kolonializimin i cili në shumë vende të Afrikës si Algjeria dhe Mali konsiderohet krim kundër njerëzimit".

Deklaratat e diskutueshme nga Macron-i lidhur me historinë koloniale të Francës në Algjeri

Deklaratat akuzuese të presidentit francez kundër Algjerisë në gazetën Le Monde të shtunën me 2 tetor, përshkallëzuan sërish tensionin mes dy vendeve.

Duke pretenduar se në Algjeri "mbizotëron një sistem ushtarak-politik, se historia zyrtare e vendit është rishkruar e gjitha duke mos u bazuar në të vërteta dhe se ajo është ndërtuar mbi armiqësinë ndaj Francës", Macron u shpreh:

"Ndërtimi i Algjerisë si komb është një fenomen që duhet të ndiqet. A kishte një komb algjerian para kolonializimit francez? (Në Algjeri) Edhe më parë ka pasur koloni. Më ka magjepsur fakti që është bërë të harrohet roli që ka luajtur dhe dominimi që ka formuar Turqia në Algjeri dhe që të deklarohet se ne jemi kolonizatorët e vetëm, kjo është e mrekullueshme. Algjerianët këtë besojnë".

Këto deklarata u dënuan nga Presidenca e Algjerisë, ku thuhet se "deklarata e Macron-it është fyerje e papranueshme për kujtesën e mbi 5 milionë dëshmorëve që sakrifikuan veten me një rezistencë trimërore kundër kolonializmit francez".

Më pas u njoftua se presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, thirri menjëherë në vend për konsultime ambasadorin e Algjerisë në Paris, Mohammed Anter Davud.

Po ashtu u njoftua se Algjeria mbylli hapësirën e saj ajrore për avionët luftarakë të Francës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın