Bota, Koronavirusi

Kryebashkiaku i Moskës imponon izolim në të gjithë qytetin

Të gjithë banorët e Moskës kryesisht do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre dhe lëvizja e tyre në qytet do t'i nënshtrohej lejeve të posaçme, tha Sobyanin në një deklaratë

Elena Teslova   | 30.03.2020
Kryebashkiaku i Moskës imponon izolim në të gjithë qytetin

Moskë

Kryeqyteti rus Moska nga 30 mars do të vihet në izolim, njoftoi kryetari i qytetit, Sergej Sobyanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Të gjithë banorët e Moskës kryesisht do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre dhe lëvizja e tyre në qytet do t'i nënshtrohej lejeve të posaçme, tha Sobyanin në një deklaratë.

Në këtë drejtim, bëhen përjashtime për blerjen e produkteve ushqimore, ilaçeve, kafshëve shtëpiake brenda 100 metrave nga shtëpia dhe hedhjen e mbeturinave.

Një sistem i veçantë kontrolli do të ndjekë lëvizjen e njerëzve, shtoi ai.

Ndërkohë, autoritetet ruse të dielën konfirmuan 270 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.534.

Në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Rusia ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj, ka mbyllur trafikun tokësor dhe atë ajror.

Autoritetet po ashtu janë duke shqyrtuar një ndalim udhëtimi në të gjithë vendin.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, virusi i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın