Politikë, Bota

Kroacia dhe Franca nënshkruajnë marrëveshja për avionët luftarakë "Rafale"

Presidenti francez dhe kryeministri kroat nënshkruan kontratë prej 1 miliardë eurosh për 12 avionë, si dhe marrëveshje partneriteti strategjik

Mustafa Talha Öztürk   | 25.11.2021
Kroacia dhe Franca nënshkruajnë marrëveshja për avionët luftarakë "Rafale"

Beograd

Kroacia nënshkroi sot një marrëveshje për të blerë 12 avionë luftarakë "Rafale" me vlerë gati 1 miliardë euro nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Kroaci, e cila është e para nga një kryetar shteti francez që kur Kroacia shpalli pavarësinë e saj.

Macron dhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç nënshkruan kontratën dhe një marrëveshje partneriteti strategjik në kryeqytetin Zagreb.

Plenkoviç tha në një konferencë të përbashkët shtypi se blerja e avionëve është një “ndryshues loje” që do t’i mundësojë Kroacisë të bëhet lojtar i rëndësishëm në garantimin e sigurisë në Evropën Juglindore.

Macron tha se marrëveshja do të rrisë si lidhjet dypalëshe, ashtu edhe mbrojtjen e Evropës.

Kroacia, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, do të përdorë avionët francezë për të zëvendësuar ato MiG-21 të epokës sovjetike nga vitet 1950.

Nga ana tjetër, Macron tha se lidhjet e Kroacisë me vendet e Ballkanit Perëndimor do ta ndihmojnë BE-në të arrijë qëllimet e saj në rajon.

“Paqja është një nga qëllimet strategjike të BE-së. E di që është gjithashtu e rëndësishme për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet e Kroacisë me Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojnë”, tha ai.

Udhëheqësi francez gjithashtu e quajti marrëveshjen e re të partneritetit strategjik midis Parisit dhe Zagrebit si “një fillim të ri për Kroacinë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın