Kroaci, 47 të vdekur dhe 2.323 raste të reja me COVID-19
Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 19.161. Midis tyre, 2.093 pacientë janë në spital, nga të cilët 244 në respiratorë

Zagreb
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 47 viktima dhe 2.323 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 19.161. Midis tyre, 2.093 pacientë janë në spital, nga të cilët 244 në respiratorë.
"Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 108.014 raste me koronavirus, nga të cilët 1.445 kanë vdekur, 87.408 janë shëruar, përfshirë 2.390 në 24 orët e fundit", tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht, 40.762 persona janë në vetizolim.
Deri më tani, 692.048 persona janë testuar, nga të cilët 8.944 në 24 orët e fundit.