Bota

Kreu i Unionit të Dijetarëve të Palestinës: Normalizimi me Izraelin është haram

Abu Ras theksoi se është një mëkat i madh normalizimi dhe vendosja e marrëdhënieve me Izraelin dhe shtoi se me anë të marrëveshjeve të normalizimit Izraeli ka fituar legjitimitetin për të bërë atë që dëshiron në tokat e Palestinës

Ekrem Biçeroğlu   | 16.09.2020
Kreu i Unionit të Dijetarëve të Palestinës: Normalizimi me Izraelin është haram

Gaza

Kryetari i Unionit të Dijetarëve të Palestinës, Marwan Abu Ras, theksoi se është haram (e ndaluar) vendosja e marrëdhënieve dhe normalizimi me Izraelin, në çfarëdo kushte qoftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abu Ras, i cili foli në konferencën për media në qendrën e Unionit në Rripin e Gazës, theksoi se është një mëkat i madh normalizimi dhe vendosja e marrëdhënieve me Izraelin dhe shtoi se me anë të marrëveshjeve të normalizimit Izraeli ka fituar legjitimitetin për të bërë atë që dëshiron në tokat e Palestinës.

Ai pohoi se çdo marrëdhënie me Izraelin është në dobi të përforcimit të Izraelit në aspektin politik dhe në atë ekonomik, përderisa do të dobësojë palestinezët.

Abu Ras tha se nuk lejohet (xhaiz) që marrëveshjet e normalizimit të krahasohen me Marrëveshjen e Paqes së Hudejbijes që e ka bërë profeti Muhammed (a.s.).

"Nuk ka dyshim se normalizimi është një krim fetar dhe humanitar dhe një tradhti ndaj kombit arab, në favor të armikut, por kundër vëllait të tij fetar. Edhe pse jo në mesin e dijetarëve që japin fetva (gjykim) sipas interesave, ekziston një konsensus midis dijetarëve të respektuar të umetit se normalizimi është haram", tha ai

Izraeli dje zyrtarisht nënshkroi marrëveshje "për normalizimin e marrëdhënieve" me përfaqësuesit e Bahreinit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë të kryesuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Udhëheqësit dhe grupet palestineze e dënojnë dhe e kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın