Bota

Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe fali 439 të burgosur me rastin e Ramazanit

Al Nahyan përdori fuqinë e amnistisë për të ndihmuar të burgosurit të ribashkohen me familjet e tyre dhe të forcojnë lidhjet familjare gjatë Ramazanit

İdiris Okuduci   | 12.04.2021
Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe fali 439 të burgosur me rastin e Ramazanit

Stamboll

Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, urdhëroi lirimin e 439 të burgosurve për shkak të ardhjes së muajit të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, Al Nahyan përdori fuqinë e amnistisë për të ndihmuar të burgosurit të ribashkohen me familjet e tyre dhe të forcojnë lidhjet familjare gjatë Ramazanit.

Në këtë kontekst, theksohet se Al Nahyan urdhëroi institucionet penale dhe korrektuese të amnistojnë 439 të burgosur.

Në lajm, nuk kishte asnjë informacion në lidhje me cilat krime u dënuan të burgosurit që përfituan nga amnistia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın