Bota, Ekonomi

Kremlini akuzon vendet perëndimore për problemet në dërgesat e drithërave

"Kundërshtojmë në mënyrë kategorike këto retorika. Përkundrazi, akuzojmë vendet perëndimore të cilat janë shkaktarë të kësaj bllokade me hapat e paligjshme që kanë ndërmarrë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Emre Gürkan Abay  | 26.05.2022 - Përdıtësım : 27.05.2022
Kremlini akuzon vendet perëndimore për problemet në dërgesat e drithërave

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se kundërshtojnë akuzat e vendeve perëndimore se Rusia pengon dërgesat e drithërave nga Ukraina, duke theksuar se "Përkundrazi, akuzojmë vendet perëndimore të cilat janë shkaktarë të kësaj bllokade me hapat e paligjshme që kanë ndërmarrë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin e Moskës, Peskov vlerësoi zhvillimet për mos dërgimin e produkteve të drithërave për shkak të luftës në Ukrainë.

Duke reaguar ndaj akuzave të vendeve perëndimore kundër Rusisë në lidhje me dërgesat e drithërave, Peskov ka shprehur "Kundërshtojmë në mënyrë kategorike këto retorika. Përkundrazi, akuzojmë vendet perëndimore të cilat janë shkaktarë të kësaj bllokade me hapat e paligjshme që kanë ndërmarrë".

Në përgjigje të një pyetjeje nëse kërkon apo jo Rusia heqjen e sanksioneve të vendeve perëndimore për të bërë të mundur vazhdimin e dërgesave të drithërave, Peskov tha se "Duhet të anulojnë vendimet e paligjshme që pengojnë eksportin e drithërave dhe marrjen me qira të anijeve".

Ndërsa ndaj pyetjes se çilat janë pritshmëritë e Moskës nga administrata e Ukrainës lidhur me luftën, Peskov tha se: "Moska pret që Kievi të pranojë kërkesat tona dhe ndërgjegjësohet për situatën aktuale, situatën reale. Këto nuk janë tolerime lidhur me territoret. Kievi duhet të njohë situatën aktuale dhe të bëjë vlerësim në mënyrë të shëndetshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın