Bota, Shëndetësi

Koreja e Veriut shpall "fitore" ndaj COVID-19, heq kufizimet

Kim vlerësoi gjithashtu popullatën dhe personelin e shërbimit mjekësor për përpjekjet e tyre dhe "mposhtjen" me sukses të virusit

Ekip  | 11.08.2022 - Përdıtësım : 12.08.2022
Koreja e Veriut shpall "fitore" ndaj COVID-19, heq kufizimet

Ankara

Koreja e Veriut shpalli fitore ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) dhe hoqi të gjitha kufizimet në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat shtetërore njoftuan se gjatë një takimi të nivelit të lartë të mbajtur dje në Phenian, udhëheqësi Kim Jong-un njoftoi se po lehtësonte kufizimet dhe pretendoi se vendi i tij kishte mposhtur virusin.

"Kim deklaroi solemnisht fitoren në fushatën maksimale të emergjencës anti-epidemike për shfarosjen e koronavirusit të ri që kishte depërtuar në territorin tonë", njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Kim vlerësoi gjithashtu popullatën dhe personelin e shërbimit mjekësor për përpjekjet e tyre dhe "mposhtjen" me sukses të virusit.

Mediat zyrtare nuk dhanë detaje për numrin total të rasteve dhe vdekjeve që kur vendi raportoi rastin e parë këtë prill.

Megjithatë, në takim u tha se 4,7 milionë njerëz janë shëruar, me një shkallë vdekshmërie prej 0,0016 për qind.

Duke folur në këtë ngjarje, Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se vëllai i saj gjithashtu ishte infektuar me virusin gjatë pandemisë.

Ajo përsëri pretendoi se Koreja e Jugut kishte dërguar virusin në Veri dhe paralajmëroi për hakmarrje.

Ajo e quajti atë "një krim joetik" dhe tha se Seuli do të përballet me pasoja.

"Ne kemi konsideruar tashmë plane të ndryshme kundërveprimi, por kundërmasa jonë duhet të jetë një hakmarrje vdekjeprurëse", tha ajo.

"Nëse armiku vazhdon në veprime të tilla të rrezikshme si nxitje dhe depërtim të virusit në Republikën tonë, ne do t'i përgjigjemi atij jo vetëm duke shfarosur virusin, por edhe duke zhdukur autoritetet e Koresë së Jugut", tha ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın