Saadet Gökce
06 gusht 2026•Përditësim: 06 gusht 2026
Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut lëshoi një predhë të paidentifikuar drejt Detit Lindor, i njohur edhe si Deti i Japonisë, sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap, transmeton Anadolu.
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut thanë se e zbuluan lëshimin, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha më vonë përmes platformës amerikane të mediave sociale X se Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë balistike.
Nuk ka pasur ndikim në zonat përreth Japonisë, shtoi ministria.
Kryeministrja japonez Sanae Takaichi udhëzoi zyrtarët të mbledhin dhe analizojnë informacionin, të konfirmojnë sigurinë e avionëve dhe anijeve dhe të marrin të gjitha masat e mundshme për t'u përgatitur për situata të paparashikuara.
Koreja e Veriut kreu për herë të fundit testin e një rakete balistike taktike, si dhe të multilëshuesve të rinj të raketave dhe armëve të tjera, më 25 qershor.