Bota

Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Kryeministri japonez, Fumio Kishida testimin e ka cilësuar si "shumë fatkeqe" dhe ka shtuar se do të vazhdojnë të ndjekin aktivitetet ushtarake të Koresë së Veriut

Ahmet Furkan Mercan   | 27.01.2022
Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Tokio

Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut kreu dy testime raketore me një probabilitet të lartë për të qenë balistik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) u prononcua përmes një deklarate me shkrim, ku theksoi se raketat u lëshuan në orën 08:00 me orën lokale nga rajoni Hamhung në lindje të Koresë së Veriut në drejtim të Detit të Japonisë.

"Raketat që kanë përshkuar një distancë prej 190 kilometra në një lartësi prej 20 kilometra ka një probabilitet të lartë për të qenë balistike", thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndërkohë qeveria japoneze ka njoftuar se raketat kanë rënë në Detin e Japonisë, jashtë zonës ekskluzive ekonomike kombëtare.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida testimin e ka cilësuar si "shumë fatkeqe" dhe ka shtuar se do të vazhdojnë të ndjekin aktivitetet ushtarake të Koresë së Veriut.

Ai tha se nuk është ndjerë kërcënim për sigurinë kombëtare ndërsa qeverisë së Phenianit i është përcjellë notë proteste lidhur me testimin e kryer.

Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se Koreja e Veriut kohët e fundit që nga fillimi i vitit 2022 ka lëshuar 6 herë raketa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın