Bota

Koreja e Veriut kritikon Jugun për stërvitjet ushtarake me SHBA-të

Stërvitja e përbashkët ajrore është “shkelje e hapur” ndaj përpjekjeve për zbutje të tensioneve dhe armiqësisë, thonë nga Koreja e Veriut

Riyaz ul Khaliq   | 25.04.2019
Koreja e Veriut kritikon Jugun për stërvitjet ushtarake me SHBA-të

Ankara

Koreja e Veriut ka kritikuar Korenë e Jugut për stërvitjet e përbashkëta ajrore me forcat amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raportimi u bë nga media shtetërore nga Pyongyangu, gjatë samitit në Rusi mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Stërvitjet ishin një “sfidë e qartë” ndaj Deklaratës së Panmunjom-ut dhe Deklaratës së Përbashkët në Pyongyang, sipas Komitetit për Riunifikim Paqësor të Shendit (CPRC), një organ i Koresë së Veriut që promovon riunifikimin e dy Koreve.

Të dy dokumentet janë shpallur në vitin 2018 pas samiteve përkatës mes liderëve të dy vendeve për denuklearizim të mëtejshëm të Koresë së Veriut, një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund në mënyrë zyrtare luftës Koreane dhe për të nisur disa iniciativa për bashkëpunim.

“(Kjo është) një shkelje e hapur e marrëveshjes në fushën ushtarake me të cilën veriu dhe jugu u zotuan të bëjnë përpjekje të përbashkëta për zbutjen e tensioneve ushtarake dhe për largim të armiqësisë”, thuhet në një kumtesë së Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë.

Të hënën, Koreja e Jugut dhe SHBA-të nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake ajrore që do të zgjasë dy javë në gadishullin korean. Kjo është një stërvitje më e vogël në krahasim me stërvitjen masive “Max Thunder”. Afërsisht 28 mijë trupa amerikanë janë stacionuar në gadishull që nga vitet e 1950-ta.

“Akti i tradhtisë i autoriteteve të Koresë së Jugut na ka zhgënjyer shumë, pasi ata kanë shkuar larg përpjekjeve për të ruajtur shkëndijën e vlefshme të paqes, pajtimit dhe bashkëpunimit, kanë shkuar kundër prirjes së tendencës së pajtimit në gadishull të cilat veriu dhe jugu i kanë kultivuar me përpjekjet e tyre të përbashkëta në vitin e fundit", thonë nga CPRC.

Pyongyangu u ka bërë thirrje autoriteteve të Koresë së Jugut që “të sillen me maturi, të vetëdijshëm se tradhtia e hapur ndaj DPRK-së (Koresë së Veriut) në momentin vendimtar për të ruajtur atmosferën e përmirësimit të marrëdhënieve veri-jug mund të rrezikoj marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın