Bota

Koreja e Jugut vazhdon ndalimin e importit të produkteve japoneze pas Fukushimës

Për shkak të rrjedhjes bërthamore pas tërmetit dhe cunamit në mars 2011, Koreja e Jugut ndaloi importin e produkteve të detit nga 8 provinca të Japonisë, përfshirë Fukushimën

Ahmet Furkan Mercan  | 27.05.2022 - Përdıtësım : 30.05.2022
Koreja e Jugut vazhdon ndalimin e importit të produkteve japoneze pas Fukushimës

Seul/Tokio

Koreja e Jugut ka vendosur të vazhdojë ndalimin e importit të prodhimeve të Detit japonez pas krizës bërthamore të Fukushimës në vitin 2011, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë Yonhap, ministri i Oqeaneve dhe Peshkimit të Koresë së Jugut, Cho Seung-Hwan shqyrtoi rrjedhën e ndalimit të produkteve japoneze.

Duke theksuar se morën një "qëndrim të fortë", Hwan tha: "Ne nuk mendojmë të lejojmë importin e ushqimeve të Detit japonez".

Ai shtoi se qasja e lartpërmendur nuk do të përdoret si taktikë për të hyrë midis vendeve të marrëveshjes së Partneritetit Trans Paqësor (TPP).

Yonhap njoftoi se qeveria e Seulit po përgatitet të përfundojë procesin vendor për aplikimin në TPP, i cili përfshin 11 shtete, duke përfshirë Australinë, Singaporin, Meksikën dhe Japoninë.

Dihet se Kina dhe Tajvani duan t'i bashkohen TPP-së, gjë që kërkon unanimitetin e vendeve anëtare për të pranuar anëtarësimin.

Për shkak të rrjedhjes bërthamore pas tërmetit dhe cunamit në mars 2011, Koreja e Jugut ndaloi importin e produkteve të detit nga 8 provinca të Japonisë, përfshirë Fukushimën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın