Bota, Koronavirusi

Koreja e Jugut, rreth 45 për qind e të sëmurëve me COVID-19 janë shëruar plotësisht

Në të gjithë vendin që nga shfaqja e rastit të parë më 20 janar e deri më tani janë shëruar plotësisht 4.144 persona të infektuar me COVID-19 dhe se kjo përbën 44.8 për qind të rasteve

Zehra Ulucak   | 26.03.2020
Koreja e Jugut, rreth 45 për qind e të sëmurëve me COVID-19 janë shëruar plotësisht

Ankara

Që nga 20 janari kur koronavirusi i ri (COVID-19) filloi të shfaqej në Korenë e Jugut, njoftohet se rreth 45 për qind e të sëmurëve janë shëruar plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Korea Herald, në vend janë shtuar 104 raste të reja dhe numri gjithsej i personave të infektuar me virusin ka arritur në 9.241.

Në të gjithë vendin që nga shfaqja e rastit të parë më 20 janar e deri më tani theksohet se janë shëruar plotësisht 4.144 persona të infektuar me COVID-19 dhe se kjo përbën 44.8 për qind të rasteve.

Në një deklaratë të bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) të Koresë, përmendet se në epideminë e COVID-19 kanë humbur jetën gjithsej 131 njerëz dhe se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë është 1.42 për qind.

Ndër të tjera transmetohet se 6.66 për qind e personave që kanë humbur jetën nga virusi janë të moshës 70-vjeçare dhe 13.94 për qind të moshës 80 vjeçare.

Tek rastet e reja të COVID-19 të vërejtura këtë javë në Korenë e Jugut, njoftohet se 86 prej tyre kanë ardhur nga Evropa, 45 nga Amerika dhe 8 nga Azia dhe që numri gjithsej i rasteve me burim nga jashtë vendit është 284.

- Kryeministrja e Bangladeshit thirrje "kryeni adhurimet në shtëpi"

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, për shkak të epidemisë së COVID-19 i ka bërë thirrje popullit që "faljen e namazeve ta kryejnë në shtëpi dhe jo në xhami".

Në një fjalim drejtuar popullit, Hasina theksoi që "Vëllezërit e mi muslimanë, namazet tuaja falini në shtëpi. Vëllezërit e mi nga fe të tjera, kryeni adhurimet në shtëpitë tuaja".

Ndër të tjera Hasina, qytetarëve u ka rekomanduar që të distancohen në qëndrimet në vende të populluara dhe që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ka shkaktuar deri më tani në vend infektimin e 39 personave dhe vdekjen e 5 të tjerëve.

Bangladeshi në kuadrin e masave kundër epidemisë COVID-19 ka vendosur pezullimin e të gjitha udhëtimeve me mjetet publike. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın