Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Koreja e Jugut regjistron numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

Koreja e Jugut dje gjithashtu konfirmoi pesë rastet e para të variantit Omicron

Islam Uddin   | 02.12.2021
Koreja e Jugut regjistron numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

Ankara

Koreja e Jugut ka raportuar 5.266 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), që është shifra më e madhe ditore e rasteve të reja që nga janari i vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 arriti në 457.612.

Vendi gjithashtu raportoi 47 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 3.705.

Për më tepër, numri i pacientëve në gjendje kritike gjithashtu ka shënuar rritje me 733 persona të hospitalizuar në 24 orët e fundit.

Pas rritjes së rasteve dhe viktimave, presidenti Moon Jae-in shtyu planet e qeverisë së tij për të lehtësuar masat nga mesi i dhjetorit.

"Rruga drejt kthimit gradual në normale nuk është e lehtë dhe rreziku rreth llojit të ri Omicron është në rritje", ka thënë Moon për agjencinë e lajmeve Yonhap.

Koreja e Jugut dje gjithashtu konfirmoi pesë rastet e para të llojit Omicron.

Sipas autoriteteve shëndetësore, një çift që vizitoi Nigerinë muajin e kaluar dhe tre njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitiv në llojin Omicron në testet e sekuencës gjenetike.

Koreja e Jugut tashmë ka ndaluar fluturimet dhe vizat për tetë shtete afrikane, duke përfshirë Afrikën e Jugut, për të parandaluar përhapjen e llojit Omicron.

Deri më tani, 42.59 milionë njerëz ose 82,9 për qind e shtetit me popullsi 52 milionëshe, kanë pranuar dozat e para të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa 41,13 për qind apo 80,1 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın