Bota, Shëndetësi

Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët njëditor të rasteve me COVID-19 në gati 4 muaj

Në mars, rastet ditore të koronavirusit në këtë vend arritën në 620 mijë për herë të parë që nga viti 2020 pas shpërthimit të variantit Omicron

Ekip   | 16.05.2022
Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët njëditor të rasteve me COVID-19 në gati 4 muaj

Ankara

Rastet me COVID-19 në Korenë e Jugut dalëngadalë po zvogëlohen pasi vendi raportoi mbi 13 mijë raste të reja sot, infeksionet më të ulëta njëditore në gati katër muaj, theksuan autoritetet shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mars, rastet ditore të koronavirusit në këtë vend arritën në 620 mijë për herë të parë që nga viti 2020 pas shpërthimit të variantit Omicron.

Në 24 orët e fundit, Koreja e Jugut regjistroi 13.296 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në mbi 17,79 milionë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë

Me 35 viktima tjera, numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 23.744.

Autoritetet shëndetësore pritet të vendosin për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve të COVID-19 më vonë këtë javë.

Deri më tani, Koreja e Jugut ka vaksinuar plotësisht 44,56 milionë njerëz, ose 86,8 për qind të popullsisë së saj, ndërsa 33,22 milionë njerëz kanë marrë vaksinat e tyre të para përforcuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın