Bota

Koreja e Jugut njofton se Koreja e Veriut lëshoi një raketë "të pa përcaktuar"

Testimi raketor, i cili është i treti brenda një afati pak më shumë se një javë, thuhet se është kryer disa ditë pasi SHBA-ja përfshiu në listën e sanksioneve gjashtë koreano-verior, një rus dhe një kompani me qendër në Rusi

Mehmet Alaca   | 14.01.2022
Koreja e Jugut njofton se Koreja e Veriut lëshoi një raketë "të pa përcaktuar"

Ankara

Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se Koreja e Veriut lëshoi një raketë "të pa përcaktuar" drejt lindjes , transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) u prononcua përmes një deklarate me shkrim, por nuk dha detaje lidhur me lëshimin e raketës.

Testimi raketor, i cili është i treti brenda një afati pak më shumë se një javë, thuhet se është kryer disa ditë pasi SHBA-ja përfshiu në listën e sanksioneve gjashtë koreano-verior, një rus dhe një kompani me qendër në Rusi, të cilët siguronin pajisje për programin raketor dhe të armatimit të Koresë së Veriut.

- Testimet raketore të Koresë së Veriut

Më 12 janar, Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) njoftoi se në vend u krye me sukses një testim i raketës hipersonike.

Në testin që u ndoq nga lideri koreano-verior, Kim Yong-un, u testua një raketë hipersonike e cila goditi me sukses objektivin në ujëra në një distancë 1.000 km.

Më 11 janar, Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut bëri një "testim raketor me një probabilitet të lartë për të qenë balistik". Dy vendet po ashtu njoftuan se raketa ka lëvizur në ajër me një shpejtësi 10 herë më të lartë se zëri.

Koreja e Veriut edhe më 5 janar deklaroi se "testoi me sukses një raketë hipersonike".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın