Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Koreja e Jugut heton vdekjet pas vaksinimeve kundër virusit COVID-19

Deri më tani janë raportuar gjithsej 1.578 raste të efekteve anësore, me një shumicë dërrmuese, respektivisht 1.558, të cilët janë me simptoma të lehta

Riyaz Ul Khaliq   | 05.03.2021
Koreja e Jugut heton vdekjet pas vaksinimeve kundër virusit COVID-19

Ankara

Koreja e Jugut po heton shtatë raste të vdekjes pasi pranuan dozat e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, autoritetet shëndetësore do të kërkojnë të konstatojnë një lidhje të mundshme të shkakut të vdekjes me vaksinimin.

Tre persona të tjerë, që morën dozën e vaksinës AstraZeneca, vdiqën në vend gjatë ditës së kaluar.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e Koresë së Jugut, nga java e kaluar kur vendi filloi fushatën masive të vaksinimit janë vaksinuar mbi 225.800 persona.

Deri më tani janë raportuar gjithsej 1.578 raste të efekteve anësore, me një shumicë dërrmuese, respektivisht 1.558, të cilët janë me simptoma të lehta.

"Pas imunizimit janë raportuar gjashtë raste të tjera të dyshuara të reaksionit anafilaktoid, i cili ka simptoma të ngjashme me anafilaksinë, një reaksion serioz alergjik, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 13", thuhet në raportin e agjencisë Yonhap.

Së fundmi, Koreja e Jugut raportoi 398 raste të reja me koronavirusit, duke e çuar në 91.638 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

"Lëvizjet e njerëzve po rriten pas festave të Vitit të Ri Hënor. Ne po regjistrojmë ngecje në rastet e reja të virusit, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që infeksionet të rriten përsëri", tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë i shëndetit.

Aprovohet vaksina Pfizer

Duke nxitur përshpejtimin e aparatit të saj të imunizimit, Koreja e Jugut aprovoi vaksinën Pfizer për përdorim në vend.

Pas tre vlerësimeve të pavarura, Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave miratoi regjimin e dy dozave të plotë të vaksinës Pfizer duke e bërë atë vaksinë të dytë që autorizohet në Korenë e Jugut pas asaj të Oxford/AstraZeneca.

Yonhap raporton se dy doza të kompanisë Pfizer shfaqin mbi 95 për qind efikasitet, përfshirë tek njerëzit e moshës midis 16 dhe 17 vjeç, si dhe tek ato mbi 65-vjeç.

Koreja e Jugut, një vend me rreth 52 milionë banorë, ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për furnizimin e dozave të vaksinës për rreth 23 milionë persona, dërgesa e të cilave pritet të fillojë më vonë këtë muaj.

Vendi tashmë ka marrë një dërgesë të vaksinave Pfizer nën iniciativën COVAX, të cilat janë administruar për pothuajse 4 mijë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın