
Madrid
Me një sërë aktivitetesh u shënua 50-vjetori i themelimit të kopshtit zoologjik në Madrid të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Për pandën më të vjetër është përgatitur një tortë me bambu, e cila është edhe simbol i kopshtit zoologjik.
Panda Bing Xing, babai i dy pandave të para gjigante të lindura në Spanjë, e shijoi kënaqësinë e ëmbëlsirës.
Gjithashtu është hapur një ekspozitë me fotografi mbi historinë e kopshtit zoologjik.
Kopshti Zoologjik i Madridit është shtëpia e më shumë se 1.300 kafshëve të rreth 335 llojeve të ndryshme dhe merr pjesë aktive në 63 programe të ruajtjes për disa specie të rrezikuara, si rinoqerontët e bardhë dhe indianë, lundërzat gjigante të Amazonës dhe rrëqebulli iberik.