Bota, Kulturë

Komuniteti musliman në Granada pret ndihma për të mbrojtur dhe zhvilluar kulturën islame andaluziane

Shuaib Sanchez, drejtuesi i Mesxhidit Vega, tha se për shkak të COVID-19 janë detyruar të pushojnë aktivitetet e tyre, duke shtuar se mbijetojnë me donacione

Şenhan Bolelli   | 24.09.2020
Komuniteti musliman në Granada pret ndihma për të mbrojtur dhe zhvilluar kulturën islame andaluziane

Madrid

ŞENHAN BOLELLİ

Komuniteti musliman që jeton në Granada, një ndër qytetet më të rëndësishme të rajonit të Andaluzisë në jug të Spanjës, për të lehtësuar problemet socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar aktivitetet islame kërkojnë ndihmë.

Mesxhidi Vega, që shërben me aktivitete të lidhura me kulturën islame andaluziane që nga viti 2011 në rrethin Atarfe të qytetit Granada, filloi një fushatë ndihme për të vazhduar shërbimin social dhe të solidaritetit që e jep për muslimanët që jetojnë në rajon ose atyre që vijnë si turistë.

Shuaib Sanchez, drejtuesi i Mesxhidit Vega, në një bashkëbisedim për Anadolu Agency (AA) tha se për shkak të COVID-19 janë detyruar të pushojnë aktivitetet e tyre, duke shtuar se mbijetojnë me donacione dhe se kanë filluar një fushatë ndihme për të paguar borxhin prej 150.000 euro për shtëpinë që përdorin si mesxhid.

Ai tha se fushata e parë që kanë filluar brenda Spanjës nuk ka patur efekt dhe për të përçuar zërin kanë inçizuar një video duke kërkuar mbështetje financiare ndërkombëtare.

"Borxhin e mbetur prej 150.000 euro duhet ta paguajmë me këste nga 50.000 euro në tetor 2020, prill 2021 dhe tetor 2021", u shpreh Sanchez duke shtuar se ndihmë janë detyruar të kërkojnë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe burimeve të pamjaftueshme.

Ai duke treguar se në një javë të fundit po vijnë ndihma veçanërisht nga Turqia si dhe nga Belgjika dhe Britania e Madhe tha se "Nga Turqia filluan të vijnë ndihma shumë të rëndësishme që po zhvillohen jashtë iniciativës sonë. Mbështetja që erdh nga Turqia na habiti dhe gëzoi shumë. Deri më tani kemi mbledhur 21.000 euro dhe inshallah deri në tetor do të jemi në mundësi për të bërë pagesën e parë", tha Sanchez.

Sanchez tha se kanë një vend prej 800 metra katrorë të cilën e përdorin për adhurim, për aktivitete sociale dhe kulturore. "Është një vend tejet i rëndësishëm për Andaluzinë e veçanërisht për muslimanët e Granadas. Ne jemi brezi i tretë i komunitetit musliman këtu i formuar në vitet 1970. Jemi duke punuar në drejtim të përhapjes së kulturës islame andaluziane në mënyrën më të mirë", theksoi ai.

Ai tha se në vitet 1980 ka pranuar islamin, ndërsa gjithashtu është përpunues i qeramikës andaluziane. Sipas tij, në Granada tashmë ndodhen rreth 2.000 muslimanë spanjollë, duke shtuar se dëshirojnë Mesxhidin Vega që shërben si shoqatë ta shndërrojnë në fondacion.

Kryetari i Fondacionit të Xhamisë Granada, Umar del Pozo, kërkoi ndihmë për medresenë, ndërtimet e së cilës vazhdojnë, përveç Xhamisë së Madhe të Granadas, për të shërbyer më së miri ndaj muslimanëve.

Del Pozo thotë se për mbrojtjen dhe zgjerimin e kulturës islame andaluziane medreseja ka një rëndësi të madhe, duke shtuar se punimet për pjesën e parë të projektit prej 3 pjesë po vazhdojnë ndërsa gjithashtu vazhdojnë të kërkojnë burime financiare.

Ai theksoi se me Turqinë gjithmonë kanë pasur marrëdhënie shumë të afërta. Del Pozo falënderoi TIKA-n dhe Turqinë për ndihmat e dhëna në Ramazan.

Në Granada, toka e fundit islame në Spanjë gjatë periudhës së Andaluzisë Islame (711-1492) jetojnë rreth 36.000 muslimanë. Në mbarë qytetin ka 16 mesxhidë përveç Xhamisë së Madhe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın