Bota

Kompanitë kineze fillojnë kërkimin për litium në Afganistan

Përfaqësuesit e 5 kompanive kineze kanë mbërritur në Afganistan me vizë speciale për të eksploruar burimet e litiumit në vendin e shkatërruar nga lufta që vlerësohet të jetë 1 trilion dollarë

Riyaz Khaliq Khaliq   | 25.11.2021
Kompanitë kineze fillojnë kërkimin për litium në Afganistan

Stamboll

Përfaqësuesit e 5 kompanive kineze kanë mbërritur në Afganistan me vizë speciale për të eksploruar burimet e litiumit në vendin e shkatërruar nga lufta që vlerësohet të jetë 1 trilion dollarë, njoftuan mediat shtetërore kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët po zhvillojnë vizita në terren për të eksploruar nxjerrjen e metalit, i cili është një burim kritik por i pakët i përdorur në bateri dhe teknologji të tjera që konsiderohen kruciale për të trajtuar krizën klimatike, shkruan "Global Times".

Eksplorimi i mineraleve, megjithatë, vjen me rreziqe teksa qeveria e përkohshme në Afganistan përpiqet të konsolidojë pushtetin.

Drejtori kinez i Komitetit të Promovimit Ekonomik dhe Tregtar Kinezo-Arab, Yu Minghui tha se vizat speciale u vunë në dispozicion pas koordinimit me Ministrinë e Minierave të Afganistanit.

Ai tha se zyrtarët e kompanive kineze ishin "të shqetësuar për garancitë themelore të sigurisë dhe rendit shoqëror në Afganistan".

"Disa besojnë se marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Afganistanit janë të favorshme për operacionet e kompanive kineze", tha Yu.

Kina ka qenë mbështetëse e madhe e qeverisë së përkohshme të udhëhequr nga talebanët në Afganistan pasi forcat amerikane u larguan në gusht dhe që atëherë është dëshmuar se është kontribuesi më i madh në ndihmën humanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın